Kombëtarja

Mario Götze: Rikthimi i Mbretit?

Pas atij goli të shënuar qe i dha fitorën ne Kupën e Botës 2014, Mario Götze dukej se do ishtë një nga lojtarët më të mirë ne botë. Por ndeshja e ditës së sotme mund të jetë një nga ato shanse për të shprehur veten më së miri.

Afërsisht pas një viti mungesë, Mario Götze ja doli te gjejë rrugën për në shtëpi, në skuadrën kombëtare Gjermane.

“Ndihem shumë mirë. Besoj se jam në formën time më të mirë,” u shpreh mesfushori gjatë një konference per shtyp javën e kaluar.

Sëmundja metabolike e 25-vjeçarit që e la jashtë fushave të gjelberta sezonin e kaluar nuk i dha mundësi të tregojë vlerat e tij. Tani duket se Mario e ka lënë pas krahëve sëmundjen duke u kthyer te luajë këtë vit plot 8 takime me Dortmundin.

Gjithsesi, Götze është mese i gatshem të rikthehet në formen e tij të shkëlqyer si më parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close