Bundesliga

Ylli i Bundesligës jashtë botërorit “Rusi 2018”: E tmerrshme, duhet të ishim aty!

Një ndër futbollistët më premtues të Bundesligës që do t’i mungojë botërorit të “Rusi 2018”, është mesfushori me tipare sulmuese i Dortmundit, Kristian Pulisic.

Mesfushori i Dortmundit shprehet se e ka përjetuar shumë keq këtë eliminim të parë me fanellën e kombëtares së SHBA-së pas humbjes ndaj Trindad Tobago.

“Jam ndierë shumë keq pasi humbëm mundësinë e botërorit. Dua që këtë mesazh ta lexojnë të gjithë tifozët e futbollit në Amerikë. Nuk ka rëndësi se çfarë vendimesh do të merren, nuk ka rëndësi se çfarë do të ndryshojë gjatë këtyre viteve, nuk ka rëndësi se kush do të jetë trajneri i ardhshëm apo se kush do të jetë lista e të grumbulluarve. Në fund unë do të jap gjithmonë më të mirën nga vetja për të fituar. Tani duhet të nisim përgatitjet për tjetrin. Nuk mundet të mungojmë aty”, përfundoi talenti i Dortmundit për mediet lokale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close