Kombëtarja

 Përcaktohet gjyqtari i ndeshjes kundër Francës, “hajmali” për gjermanët

Drejtësia në miqësoren e sotme kundër Francës do të ndahet nga gjyqtari turk Cüneyt Çakır. Turku është ndër arbitrat më të mirë të Europës dhe i besohen ndeshjet kryesore në kompeticionet më të rëndësishme të kontinentit të vjetër, nga Champions League te Eliminatoret e Botërorit.

Ekipet gjermane janë të familjarizuara me Çakırin, pasi ka arbitruar ndeshjet e Bayern Munchenit, Schalkes, Bayer Leverkusen dhe Borussia Mönchengladbach në Champions League, por edhe Hamburgut në Europa League.

Kombëtaren gjermane të futbollit e ka mbajtur vetëm një herë më parë, në një miqësore kundër Holandës, të fituar me rezultatin 3-0, më 15 nëntor 2011. Në atë ndeshje, 40-vjeçari nxori 2 kartonë të verdhë. Të shohim se sa kartonë të verdhë do të japë turku në ndeshjen e sotme, e cila nis prej orës 20:45.

Ekipet gjermane nën drejtimin e arbitrit turk kanë dalë me bilanc pozitiv.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close