Bayern MunichLajmeMerkato

A keni më dyshime për sulmuesin e ri të Bayernit? “Bild” na mbyll gojën

Bayern në merkaton e janarit do të ketë një sulmues qendre të dytë dhe ai do të jetë Sandro Wagner. Bavarezi, i çmendur kokë e këmbë pas gjithçkaje që lidhet me vendlindjen e tij, sipas gazetës “Bild” do të rikthehet në Mynih.

Sulmuesi aktualisht luan tek Hoffenheim. Sipas së përditshmes gjermane, ai është njoftuar nga Bayern për interesin e klubit dhe ka kërkuar menjëherë për t’u lënë i lirë. Natyrisht, kampionët e Bundesligës diçka do ta paguajnë, por mund të themi se gjërat janë konkrete dhe brenda pak ditësh do të ketë një zyrtarizim të marrëveshjes.

Wagner tashmë është lojtar i kombëtares gjermane, edhe pse “është kujtuar vonë” të tregojë klasin e tij në fushë. 29 vjeç, në kulmin e pjekurisë së tij taktike dhe psikologjike, ai shihet si sulmuesi ideal për të qenë hija e polakut Lewandowski. Me pak fjalë, e gëzofsh, Bayern!

Tags

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close