Bayern MunichTop Lajme

Bayern i gjen konkurrent, Levandovski e pret me buzëqeshje: Më në fund!

Ky sezon për sulmuesin Robert  Lewandowski ka qenë dërrmues, pasi është detyruar të luajë çdo 3 ditë nga 90-minuta, pasi ekipi i Bayern Munchen nuk ka sulmues të tjerë kalibri. Polaku e ka vuajtur jo pak këtë gjë dhe rendimenti i tij ka rënë në ndeshjet e fundit. Nisur nga kjo, drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë janë vënë në lëvizje dhe janë futur direkt në merkato për të sjellë një tjetër sulmues.

29-vjeçari ka folur në lidhje me afrimin e një konkurrenti për të dhe duket mjaft i lumtur. “Shumë gjë pozitive. Çdo lojtarë ka nevojë për pushim.  Do të ishte një avantazh të kishim një alternativë në momentet kyçe të sezonit. Lojtarët që mund të vinë duhet të jenë të rëndësishëm dhe të na ndihmojnë në ndeshjet e rëndësishme të edicionit. Unë e di se do të jetë e vështirë për të gjetur një mbështetës të mirë për mua. Do të ishte mirë të marrim një sulmues të ri, të uritur, i cili dëshiron të mësojë nga një lojtar me eksperiencë. Për mua, do të ishte lehtësim nëse luaja 15 ose 20 minuta më pak në lojë. Kështu që do kem më shumë rezerva për ndeshjen tjetër  dhe një probabilitet më të lartë që të qëndroj në formë dhe të ruhem nga ndonjë dëmtim i mundshëm.   Vendimi se kush do të vijë i takon drejtuesve të klubit”, – shprehet Lewandowski.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close