GossipKombëtarjaUncategorized

“Bild”-i ndan çmimet e Jogit, nga deklarata më pikante, te veshja më e mirë!

Prestigjozja “Bild” ka ndarë çmimet e trajnerit Joachim Low duke qenë se viti 2017 ishte fantastik për kombëtaren gjermane, që e mbylli pa asnjë humbje.

VESHJA MË E MIRË
Lojtari që është veshur më mirë cilësohet Jérôme Boateng. Ai para ndeshjes me Irlandën e Veriut ishte veshur në mënyrë shumë të bukur. Në total, veshja e mbrojtësit shkonte diku te 3400 euro. Një fjalë goje, ë?
DEKLARATA MË PIKANTE
Deklarata më e bukur shkon për Sandro Ëagner pas ndeshjes me San Marinon. “Tani duhet të vazhdoj të luaj në klub, përndryshe nuk do të emëroj as San Marino për një ndeshje ndërkombëtare”. Deklaroi ai, pas fitores 7-0 me ekipin e mikroshtetit të Europës.

ARRITJA E JETËS
Ky çmim shkon për Miroslave Klose. Pas një karriere fantastike dhe thyerjes së rekordeve të njëpasnjëshme me fanellën e Gjermanisë, tashmë vjen në rolin e trajnerit duke ndihmuar sidomos sulmuesit.

Nderimi i Jogit
Ky çmim shkon për Lucas Podolsk-in që mbylli karrierën e tij me Gjermaninë në ndeshjen kundër Anglisë. Të gjithë e mbajnë mend golin fantastik që shënoi në përmbyllje të karrierës së tij 13-vjeçare me 4 herë kampionët e botës.

Tërheqësi i femrave
Ky çmim shkon për portierin Kevin Trapp. Ai është i preferuar nga femrat, por kujdes, pasi e dashura e tij Izabel Goulart nuk e lë shumë vetëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close