Bayern Munich

Mblidhet kryesia e Bayern, flasin për pushtet në Evropë!

Bayern zhvilloi sot në “Audi Dome” mbledhjen e përvitshme të kryesisë, ku bëhet publike për anëtarët dhe fansat ecuaria e ekipit. Anëtarët e bordit të Bayern në fjalën e tyre të rastit u ndalën tek pika kryesore e cila kishte të bënte me forcën dhe rritjen ekonomike. Zëvendësi i kryesisë së Bayern, Jan-Christian Dreesen ndër të tjera tha:

“Përfitimet e arritura, fuqia nga ana financiare na lejon që tek FC Bayern të bëjmë investime të mëdha që të sigurohemi që do vazhdojmë të jemi kompetitivë mes klubeve elitë të futbollit në Evropë.

Ishte më pas Ulli Hoeness i cili shtoi diçka lidhje me tematikën e cekur. Presidenti i Bayern duke iu referuar fjalëve të Dreesden, tha:

“Ne nuk po konkurojmë vetëm ndaj PSG, Manchester City, Chelsea e të tjerëve. Ne po konkurojmë edhe kundër Katarit, Shteteve të Bashkuara Arabe si dhe oligarkëve Rus, kështu që duhet të jemi më krijues”

Tags

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close