KombëtarjaTop Lajme

Renditja e re e FIFA-s, Gjermania nuk ndryshon pozicion

FIFA  ka publikuar renditjen e kombëtareve për nëntorin dhe kreun e saj nuk e diskutojmë dot më, sepse Gjermania vazhdon të jetë numri 1, e ndjekur nga Brazili, Portugalia, Argjentina e Belgjika. Bie në sy që të gjitha këto kombëtare kanë më pak pikë se muajin e shkuar, me Brazilin që ka zbritjen më të madhe, nga 1919 pikë në 1483 pikë.

Spanja ngjitet në vendin e gjashtë në botë, duke kaluar Poloninë dhe Francën. “Gjelat” zbresin në vendin e nëntë, duke u kaluar nga Zvicra, tashmë e teta në botë. Shkëlqejnë nordikët: Danimarka ngjit 7 vende dhe është e 12-ta, Suedia ngjit 7 vende dhe është e 18-ta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close