Bayern MunichTop Lajme

Jupp Heynckes u kujton Turqëve rekordin gjerman dhe “kërcënon” Besiktas

Bayern Munich do të duhet të jetë në të mirën e vet për 180 minuta, nëse do të përparojë në Ligën e Kampionëve në kurriz të Besiktas, sipas Jupp Heynckes. Udhëheqësit e Bundesligës u shortuan për të luajtur me Besiktas në 1/8 finale të

Champions-it, me ndeshjen e parë në shtëpi, në shkurt, përpara se të udhëtojnë në Turqi për kthimin, më 14 mars. Bayern Munich kurrë nuk ka humbur një ndeshje konkurruese kundër një skuadre turke në garën europiane, por trajneri veteran i bavarezëve paralajmëroi se “ruajtja e atij rekordi nuk do të jetë një detyrë e lehtë. Ata janë një ekip shumë i mirë, – tha Heynckes. – Ne duhet të bëjmë paraqitjet tona më të mira në të dyja ndeshjet, në mënyrë që të përparojmë më tej”.

Që nga momenti kur Heynckes u kthye për herë të katërt në krye të Bayern Munich, në shtator, gjigandët e “Allianz Arena” kanë humbur vetëm një herë, në të gjitha garat, teksa janë kthyer në krye të tabelës së klasifikimit. Dhe kjo ngritje në formë është diçka që drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, beson se u jep atyre avantazh kundër Besiktas: “Ne e dimë se sa të fortë janë turqit e Besiktas. E kemi ndjekur progresin e tyre, sepse ishin në të njëjtin grup me Leipzig. Patjetër që do të ketë një atmosferë të jashtëzakonshme atje, por do të jetë e tillë edhe këtu në Mynih”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close