Bayern MunichBundesliga

Titani Oliver Kahn ka një këshillë për bordin drejtues të Bayern Munich

Oliver Kahn ka folur për cështjen e stolit të Bayern Munich. Titani i portës ka këshilluar bordin e drejtuesve të Bayern Munich që të provojnë një qasje të re për sa i përket përzgjedhjes së trajnerit.

“Deri më tani, filozofia e klubit ishte që të përzgjidhte trajnerin në bazë të suksesit të arritur në klubet e tjera. Do të shpresoja që edhe Bayerni të dilte jashtë kësaj filozofie, dhe të zhvillonte një trajner në nënstrukturat e klubit e më pas ta afronte atë ngadalë në fushën profesionale.” deklaroi ish-kapiteni i kombëtares gjermane.

Si shembull Kahn mori rastin e Real Madrid dhe trajnerit aktual Zinedine Zidane. Zidane ishte trajner i rezervave të Real Madrid dhe zëvendës i Carlo Ancelotit para se të vihej në krye të “Los Blancos”.



				

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close