Borussia Dortmund

Presidenti Watzke më në fund komenton qëndrimin e familjes së Aubameyang në hotelin e ekipit

Ka disa kohë që sulmuesi nga Gaboni është sulmuar shpesh nga mediat , së pari pas një pezullimi të marrë për shkak të vonesa në stërvitje dhe së fundmi pasi vëllezërit dhe babai i tij kanë qëndruar në të njëjtin hotel me skuadrën e BVB gjatë fazës përgatitore.

Megjithatë ndryshe nga sa pritej, presidenti i tij aktual tek BVB ka dal hapur në mbrojtje të sulmuesit. “Nuk më pëlqen fare se sa tepër e kan sulmuar gazetarët. Në rast se do të largohej nga Gjermania ata do të ishin të parët që do ia ndjenin mungesën.” deklaroi Watzke.

Për sa i përket faktit që familja e tij u lejua të qëndronte në hotel, Watzke tha: “Duhet të kemi parasysh edhe kulturat e vendeve të tjera. Ajo do të ishte një fyerje tepër e rëndë, shumë më e rëndë se sa ne gjermanët mendojmë. Për më tepër ata nuk bezdisën askënd.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close