Legjionarët

Ylli i kombëtares gjermane: “E kam refuzuar dy herë Jurgen Klopp”

Eshtë futbollisti më i shtrenjtë gjerman dhe me shumë mundësi ylli i të ardhmes i Panzerave. Lorey Sane në një intervistë të fundit ka zbuluar se bashkëpatrioti Jurgen Klopp ka tentuar të firmosë me të dy herë, por të dyja herët është refuzuar nga 22 vjecari.

“Më ka kontakuar dy herë. Fillimisht kur isha i ri dhe akoma në akademinë e Schalkes dhe herën e dytë tashmë që është tek Liverpool, para se unë të transferohesha tek Manchester City.” deklaroi i riu.

“Megjithatë nuk pendohem. Ndjehem mirë tek City. Kemi një atmosferë të shkëlqyer në ekip dhe kemi besim se mund të fitojmë disa trofe këtë sezon. Nuk kam asgjë personale me Klopp. Ai është një trajner i shkëlqyer, por vendosa ashtu si mendova se është më e mira për mua.” përfundoi Sane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close