Bundesliga

Rikthimet më të bujshme në Bundesligë / Foto

Kjo ishte një fundjavë emocionuese në Bundesligë ku disa futbollistë u rikthyen në ekipet ku lindën dhe u formuan si futbollistë. Sandro Wagner u rikthye tek Bayern Munich ndërsa Mario Gomez shënoi në kthimin e tij tek Stutgart. Ne ju njohim me 8 nga rikthimet më të bujshme në Bundesligë në vitet e fundit.

Nuri Sahin u rikthye në Dortmund pas eksperiencës jo të mirë tek Real Madrid. Sahin u rikthye në shtëpi pas 644 ditësh.

Shinji Kagawa u rikthye në Dortmund gjithashtu pas dy sezonesh jo të mira tek Manchester United. Kagawa u rikthye pas 862 ditësh.

Rafael van der Vart u rikthye në Hamburg pas 1584 ditësh. Ai u largua drejt Real Madrid dhe Tottenham para se të rikthehej.

Mario Gomez u rikthye tek Stutgart pas 3157 ditësh. Gomez debutoi me gol në rikthimin e tij.

Matts Hummels tek Bayern Munich. Rikthimi i tij ndoshta ishte edhe më i zhurmshmi. Pasi nuk gjeti hapësira tek Bayern në moshë të re, Hummels u largua tek Dortmund ku shkëlqeu dhe u shndërrua në një nga mbrojtësist më të mirë të botës dhe idhujt e Dormtund. Rikthimi tek Bayern pas 3387 ditësh ishte një thikë pas shpine për tifozët e verdhezinjve.

Sandro Wagner u rikthye tek Bayern Munich pas 3785 ditësh pas një sërë aventurash në një sërë klubesh të Bundesligës.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Close
Close