Bayern MunichKombëtarja

Wagner: “Nuk i frikësohem Lewandowskit! Me Bayernin kapi Rusinë”

3785 ditë pas ndeshjes së tij të fundit për Bayern Munich, Sandro Wagner është rikthyer të luaj për ngjyrat e klubit ku u rrit. Tashmë në moshën 30 vjecare, eksperienca e tij pritet të jetë një aset i shtuar për bavarezët.

Qëllimi kryesor i afrimit të tij është të zvoglojë sa më shumë mungesën e sulmuesit kryesor të gjermanëve, Robert Lewandowski. Polaku është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, megjithatë kjo nuk është aspak problem për futbollistin e sapo rikthyer në Allianz Arena.

“Unë jap gjithmonë maksimumin dhe përpiqem ta fitoj me meritë vendin tim në ekip. Nuk më intereson konkurrenca pasi së pari jemi një ekip, dhe një nga më të mirët në botë. Thjesht dua të kem një pjesë të dytë sezoni të shkëlqyer dhe të shkoj në Rusi për Kupën e Botës, prandaj performancat e mia janë tepër decizive.” deklaroi Wagner.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close