Bayern Munich

Bayern Munich pranë goditjes së dytë në merkato, futbollisti i kombëtares gjermane vendos “këto ditë”

Leon Goretzka po kërkohet nga një sërë klubesh të mëdha europiane, përfshi Bayern Munich, Manchester United dhe Liverpool. Kontrata e tij me Schalke 04 skadon në qershor dhe klubet kanë një mundësi të artë për të rrëmbyer një futbollist mjaft cilësor me parametra 0.

Rumenige ka folur për mundësinë e transferimit të Goretzkës në Allian Arena. “Kemi biseduar me të por akoma nuk kemi një marrëveshje të mbyllur. Kemi bërë ofertën tonë. Tashmë është cdo gjë në dorën e lojatarit dhe ai do të na tregojë për vendimin e tij këto ditë.” deklaroi shefi i Bayern.

Goretzka ka munguar 5 ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi në këmbë, megjithatë ai është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Schalke 04.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close