Legjionarët

Zyrtare / Schweinsteiger nënshkruan me ish-ekipin tij

Tashmë është zyrtare. Bastian Schweinsteiger do të jetë edhe një sezon pjesë e MLS në SHBA. Ish kapiteni i kombëtares gjermane ka nënshkruar përsëri me klubin e Chicago Fire, kontrata me të cilët i kishte skaduar në dhjetor të vitit të kaluar.

Marrëveshja është bërë e ditur nga ana e klubit, por  edhe Basti është prononcuar për mediat në lidhje me rinovimin.

“Jam shumë i lumtur që po nënshkruaj me Chicago Fire dhe pres të zhvillojmë atë që nisëm vitin e kaluar. Viti i kaluar ishte një vit i vecantë për karrierën time, megjithatë ndjehesha i paplotësuar pa fitimin e një titulli. Jam i sigurtë se këtë vit do të bëjmë padyshim më mirë” deklaroi idhulli i tifozerisë gjermane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close