Bayern Munich

100 ditë në stolin e Bajernit, Heynckes më i miri në Europë

Jup Hejnkes festoi para dy ditësh 100 ditë në stolin e Bajernit. Dhe prej marrjes së drejtimit të skuadrës nga Karlo Ançeloti në tetorin e vitit 2017, asnjë skuadër nga pesë kampionatet kryesore të Europës nuk ka qenë më e suksesshme sesa Bajerni i Mynihut (prej 9 tetorit 2017).

Me Jup Hejnkesin në stol, kampionët e Gjermanisë kanë luajtur 17 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe kanë fituar 88.24% të tyre. 72-vjeçari ka regjistruar 15 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje me një golaverazh 37-10 (+27).

Si për ironi, të vetmen disfatë ia ka shkaktuar ish-klubi i tij i zemrës, Borusia e Mënshengladbahut. Asnjë skuadër nuk ka bërë më mirë. Sot, pas 18 javësh në Bundesligë, bavarezët kryesojnë +13 pikë të shkëputur nga vendi i dytë, Lajpcigu.

Në vend të dytë në Europë renditet trajneri i PSG-së, Unai Emeri. Spanjolli ka fituar 84% të 19 ndeshjeve të PSG-së prej 9 tetorit. Edhe skuadra më në formë e Europës, Mançester Siti, renditet pas Bajernit dhe PSG-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close