Bundesliga

Kevin Keegan, Paul Lambert apo Hargreaves. Kush janë britanikët më të suksesshëm të Bundesligës

Gjermania është një tokë e panjohur për futbollistët britanikë, të cilët preferojnë që karrierën e tyre ta zhvillojnë brenda ishullit. Mirëpo disa raste janë një përjashtim i vërtet.  Disa nga futbollistët më të mëdhenj jo vetëm kanë luajtur në Bundesligë mirëpo kanë shkruar historinë e këtij kampionati. Të tillë janë Kevin Keegan, Paul Lambert, Owen Hargreaves dhe së fundmi Jadon Sancho.

I pari që zbriti në Gjermani ishte legjenda e Liverpool, Kevin Keegan. Ai kishte fituar gjithcka me Liverpoolin dhe shihej si lojtari që do të ndihmonte Hamburgun të mbërrinte në majat e Europës. Keegan nuk zhgënjeu, ndihmoi Hamburgun të fitonte Bundesligën e të mbërrinte në finale të Kupës së Europës dhe për vete fitoi Topin e Artë për herë të dytë rradhazi.

Paul Lambert ishte thëlbësor në sezonin ku Borussia Dortmund arriti në majë të Europës. Neutralizoi Zinedine Zidane dhe dha një asist në triumfin 3-1 ndaj Juventus.

Owen Heargreves u afrua nga Bayern Munich në moshën 16 vjecare. U aktivizua në gjysmëfinale të Champions League ndaj Real Madrid  pasi zëvendsoi Effenberg që munongte si pasojë kartonash. Performanca mbreslënës bëri që të aktivizohej edhe në finale ndaj Valencias. Në sezonin e parë si profesionist ishte thelbësor në triumfin e Bayern Munich në Champions.

Jadon Sancho është britaniku i parë që starton në një ndeshje të Bundesligës dhe hyri në histori që në moshën 17 vjecare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close