Bundesliga

Ylli i Bundesligës: “Tre klube më kanë ofruar mbi 100 milion euro”

Leon Bailey është ylli i ri në ngritje i Bundesligës gjermane. Futbollisti i Leverkusen po shkëlqen me performancat e tij duke bërë që të jetë një nga futbollistët më në qendër të vëmendjes në Gjermani.

Bailey nuk është vetëm në qendër të mediave. Sic bën me dije vetë futbollisti këtë merkato janari ka marrë jo pak, por plot tre oferta nga Premier League, secila me një shumë mbi 100 milion euro.

Mirëpo drejtuesit e Leverkusen nuk duan ta largojnë futbollistin, i cili ka një kontratë deri në 2022. Sipas tyre vlera e tij do të vijë vetëm në rritje dhe prandaj duan ta mbajnë në ekip së paku deri në 2019.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close