Bayern MunichTop Lajme

Rikthehet Thiago: “Gati të zbres në fushë këtë fundjavë”

Lajme të mira për kampionët në fuqi të Gjermanisë. Thiago Alcantara është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i pësuar gati tre muaj më parë dhe është i gatshëm të vihet nën shërbimin e Jup Heynkces.

Ka qenë vetë futbollisti që ka dhënë lajimn e riaftësimit të tij. “Ndjehem jashtëzakonisht mirë. Nuk ekziston një gjë e tillë si koha e duhur për të pësuar një dëmtim, pasi dëmtimet sjellin gjithmonë vështirësi. Megjithatë si profesionistë jemi mësuar t’i përballojmë edhe vështirësitë.”

“Kam qenë jashtë fushave për dy muaj e gjysëm, por më në fund jam rikthyer. Eshtë trajneri ai i cili vendos se kush do të udhëtojë me skuadrën dhe kush do të luaj,  nëmegjithatë personalisht jam krejtësisht i gatshëm që të luaj këtë fundjavë,” tha në prononcimin e tij për mediat spanjolli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close