BundesligaTop Lajme

Trajneri i Schalkes, Tedesco: “Jupp është idhulli im”

Fitorja e fundit e Schalkes në Bundesligë kundrejt Bayernit ka ndodhur rreth një dekadë më parë, megjithatë, blutë me në krye trajnerin e ri Tedesco, janë optimistë se mund të rikthehen tek fitorja mbi bavarezët.

“Do të shkojmë në Mynih për tre pikët, përndryshe do të qëndronim në shtëpi dhe të shtriheshim në shtrat.” tha Tedesco në deklaratën për shtyp para ndeshjes.

Tedesco do të përballet për herë të parë me idhullin e tij, Jupp Heynckes, përballje që mund të jetë edhe e fundit. “Sigurisht që jam i emocionuar për përballejn me Heynckes. Ai është një model për mua. Përpiqem t’i ngjaj sadopak. Eshtë trajner i madh dhe ka një mënyrë të shkëlqyer komunikimi me futbollistët e tij.” është shprehur 40 vjecari.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close