Merkato
Barcelona gjen zëvendësuesin e Piques në Bundesligë , ka gati 100 milionë euro për të
Sipas Telefoot, Barcelona është e gatshme të ofrojë 100 milionë euro për mbrojtësin e RB Leipzig, Dayot Upamecano.
Upamecano është bërë startues i rregulltë këtë sezon me Lepzigun në Bundesligë dhe katalanasit e shohin atë si zëvendësuesin ideal për 31 vjeçarin Gerad Pique.
Për francezin 19 vjeçar interesim kanë shfaqur edhe gjigantët tjerë evropian, si: Arsenali, Manchester United, Milani dhe Bayern Mynih.
Dayot Upamecano është pjesë e Leipzigut nga viti 2017 kur u transferua nga Salzburgu.