Lajme

Skënderbeu ua futi të gjithëve, Takaj: Na sulmuan njerëzit tanë, tani presim…

Pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (KAS) për t’i rikthyer titullin kampion ekipit korçar të Skënderbeut, vjen reagimi i presidentit, Ardjan Takaj. Duke folur për ‘Panorama sport’, Takaj e konsideron vendimin të fituar me mund, ndërsa thekson se pret edhe vendimin për çështjen e dënimit nga UEFA.

“Ishte një fitore me gjak. Si mund ta falnim atë titull ku kemi luftuar deri në javën e fundit dhe kemi derdhur shumë djersë?!. Ne akuzoheshim për ndeshje të fituara?! A ka sens kjo? Tani presim drejtësi edhe në çështjen e dënimit nga UEFA. Ka pasur një sulm frontal kundër nesh, edhe nga kundërshtarët tanë në Shqipëri. Jemi të bindur për pafajësinë tonë”, është shprehur Takaj.

Skënderbeut i është rikthyer kështu titulli kampion pasi iu hoq nga Komisioni i Etikës, referuar akuzave për trukim dhe manipulim ndeshjesh.

Tags

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close