Bayern MunichLajmeTop Lajme

Kohë rinovimesh te Bayern, radhën e ka mbrojtja

“Nuk është caktuar ende, por menaxheri dhe klubi kanë qenë në bisedime”. Kështu është shprehur mbrojtësi i Bayernit, Rafinha, për Sport Bild. “Ne do të presim ndeshjet vendimtare dhe më pas do të shpallim gjithçka, por tendenca është që unë të rinovoj…”.

Ribery dhe Robben, përkatësisht 35 dhe 34 vjeç kanë rinovuar vetëm për një vit kontratën me bavarezët ndërsa Kicker shkruan se kjo është “një ofertë e formuluar”. Zgjatja e kontratës për “Robbery” ende nuk është përfunduar, por të gjitha palët janë të sigurta se ajo do të ndodhë në ditët në vijim.

Edhe pse kontrata e tij skadon për disa javë, mbrojtësi nuk ndjen presion për kohën, pasi ai shpjegon: “Ne kemi ndeshje të rëndësishme përpara, unë kam menaxherin tim i cili tashmë është duke folur me klubin. Kjo nuk është tema ime. Unë vetëm duhet të përqendrohem në futboll”. Dhe kjo funksionon! Rafinha ka fituar reputacionin e një lojtari të besueshëm në shtatë vitet e fundit në rrugën Säbener, gjë që është e domosdoshme për këtë ekip.

“Unë jam këtu prej shtatë vitesh, puna ime është gjithmonë e njëjtë. Emri im nuk përmendet shpesh, por nuk është problem për mua. Unë jam një punëtor, një luftëtar. Nëse trajneri ka nevojë për mua, unë jam gjithmonë këtu”, tha lojtari modest i Seleçao-s.

Tags

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close