Bayern MunichTop Lajme

Do shkojë te Reali? Sot Lewa duhet të “fitojë” edhe kundër Neymar dhe Kane

Pyetjes së Sport BILD pas ndeshjes së Kupës së Gjermanisë ndaj Leverkusen, nëse do të largohet drejt Real Madrid, Robert Lewandowski iu përgjigj: “Është më mirë të mos flas” dhe më pas u largua drejt autobusit të skuadrës.

Ndeshjet kundër Real Madrid i elektrizojnë të gjithë te Bayern Munchen. 

Për Lewandowskin janë edhe më speciale. Ëndrra e tij për të luajtur një ditë me Real Madrid është nuhatur në klubin gjerman. Nëse do që t’i bashkohet “Los Blancos”, polaku duhet të shkëlqejë në dy ndeshjet gjysmëfinale të Champions League.

Në rast të kundërt, Reali mund të humbë besimin tek Lewandowski, duke qenë se në gusht feston 30 vjetorin. Në krahasim me Neymar (26) dhe Harry Kane (24), polaku është në disavantazh për sa i përket moshës.

“Në gjysmëfinale të Champions Leauge, motivimi është madhor. Reali është gjithnjë i rrezikshëm. Lojtarë si Ronaldo mund të nxjerrin goli nga hiçi. Duhet të jemi gjithmonë në gatishmëri. Duhet të përfitojmë gjithashtu nga çdo gabim i Realit”, deklaroi Lewandowski.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close