Lajme

Sven Ulreich: Dua finalen! Botërori? S’i kam prenotuar ende pushimet

Sven Ulreich ka bërë një sezon fantastik me Bayern Munchen, duke zëvendësuar më së miri Manuel Neuer të dëmtuar.

Edhe në fitoren e fundit të Bayern Munchen në kampionat kundër Hannover, portieri gjerman bëri super paraqitje.

Sot, ai do të provojë për herë të parë ndjesinë e të luajturit në gjysmëfinale të Champions League dhe pikërisht kundër Real Madrid.

Misioni për të mbrojtur portën është i vështirë, pa dyshim, por “gardiani” i bavarezëve është gati.

“Është një moment kulmor për karrierën time. Sigurisht që kam presion, por e ndjej si një presion…më tepër pozitiv, që më motivon më shumë.

Kam përballuar situata të vështira në karrierën time, kur presioni ka qenë shumë i lartë. Në sezonin 2014/2015 në takimin kundër Paderborn, Stuttgart luftonte për të mbijetuar. Në fund ia dolëm duke fituar 2-1”, tha për mediat gjermane, Sven Ulreich.

Por, çfarë do të ndodhë kur të kthehet Manuel Neuer?

“Trajneri ka mjaftueshëm eksperiencë për të tilla situata. Ai ka një plan. Kam luftuar për finalen për një vit radhazi dhe do të më pëlqente të isha në fushë nëse shkojmë në Kiev.

Botërori? Nuk i kam prenotuar ende pushimet verore. Por, kjo edhe për faktin se nuk kemi ende një plan zyrtar të përgatitjeve me Bayern Munchen. Të paktën nuk do të paguaj kostot e anulimit të rezervimeve për pushimet”, tha duke qeshur Sven Ulreich.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close