Bayern Munich

Alaba gëzon Bayernin, Boateng mbyll sezonin

David Alaba ka kryer sot të plotë, seancën stërvitore. Mbrojtësi i majtë nuk ishte i gatshëm për takimin e parë gjysmëfinal të Champions League kundër Real Madrid.

Austriaku u dëmtua kundër Bayer Leverkusen në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë. Por, sot ai ka kryer të plotë seancën stërvitore dhe do të jetë gati për sfidën e kthimit kundër Real Madrid.


Jerome Boateng do të mungojë nga 4-6 javë për shkak të dëmtimit që pësoi dje ndaj Real Madrid. Qendërmbrojtësi pësoi një tërheqje në kofshë dhe sot pas ekzaminimeve mjekësore u shpreh: “Do përpiqem të jem gati për Botëror”, çka konfirmon se sezoni për të është i mbyllur.

Ende në dilemë Arjen Robben që nuk dihet me siguri nëse do të jetë në Madrid, ndërsa Martinez që mori një goditje në kokë gjatë sfidës së djeshme, do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close