Bayern MunichTop Lajme

Bayerni i Niko Kovac, “BILD” zbulon tre largimet e para

Ndërkohë që Bayern Munchen luajti dje shansin për finalen e Champions League, pas kuintave, drejtuesit e klubit po bëhen gati për sezonin e ri.

Disa prej lojtarëve aktualë nuk e kanë vendin të sigurt në ekip për edicionin e ri futbollistik.

Jupp Heynckes do të pasohet nga trajneri Niko Kovac. Sipas “SportBild”, Sebastian Rudy, Juan Bernat e Arturo Vidal do të përballen me një të ardhme të pasigurt te Bayern.

Rudy ka luajtur vetëm 11 ndeshje në kampionat. Mesfushori i kombëtares së Gjermanisë duhet të jetë i pakënaqur me rolin e tij dhe Stuttgart është i interesuar për shërbimet e tij.

Juan Bernat po kalon një situatë të njëjtë si ajo e Rudy-t. Spanjolli i krahut të majtë të mbrojtjes është alternativë pas David Alaba dhe ka qenë më i kritikuari gjatë muajve të fundit. Ndaj, edhe Bernat po mendon largimin. Manchester City mund të jetë destinacioni i tij, pasi Pep Guardiola është një “fans” i madh i mbrojtësit spanjoll.

Arturo Vidal mund të largohet drejt Premier League. Kontrata i skadon në vitin 2019, por ardhja e Leon Goretzka-s do ta komplikojë situatën e kilianit për një vend në formacion.

Nga krahët, Serge Gnabry që është zhvilluar shumë te Hoffenheim, do të kthehet në Mynih. Së bashku me Kingsley Coman konsiderohen e ardhmja e Bayern-it. Në merkato mund të tentohet Anthony Martial i Manchester United.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close