Bayern MunichTop Lajme

Drama në Madrid, financieri i Bayernit pësoi infart, zbulohet kush i shpëtoi jetën

Zbulohet diagnoza e saktë për problemin shëndetësor të financierit të Bayern Munchen, Jan-Christian Dreesen, për të cilin “BILD” raportoi para ndeshjes kundër Realit se kishte pësuar një kolaps në frymëmarrje.

Në fakt, disa orë para sfidës së kthimit të gjymsëfinaleve të Champions League, Jan-Christian Dreesen kishte pësuar një sulm në zemër.


Ishte një tronditje për Bayern Munchen, pasi skuadra sapo kishte arritur në Madrid kur ndodhi kjo ngjarje. Jan-Christian Dreesen nuk pati mundësi të ndiqte ndeshjen në “Santiago Bernabeu”.

Pas sulmit në zemër (infart), ishte doktori i skuadrës bavareze, Dr. Roland Schmidt që i shpëtoi jetën financierit të Bayern Munchen.

Jan-Christian Dreesen u nis direkt për në Mynih, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje në zemër. Gjithçka përfundoi me sukses dhe tashmë gjendja shëndetësore e financierit të klubit bavarez është përmirësuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close