Legjionarët
Nëse fiton në finalen e Kievit, Kroos bëhet legjendë e futbollit gjerman

Toni Kroos mund të bëhet një legjendë! Më 26 maj në Kiev, “ylli” i Gjermanisë do të synojë trofeun e katërt të Champions League në karrierën e tij.
Një Champions League, Kroos e fitoi me Bayern Munchen dhe dy të tjerë me Real Madrid.
Nëse fiton edhe finalen kundër Liverpool, Kroos do të koleksiononte 4 trofe të Champions League (tre radhazi me Realin), duke kaluar ikonat e Bayern Munchen: Beckenbauer, Müller dhe Hoeness (tri herë kampionë Europe për klube 1974/75/76).
Vetëm 28 vjeç, Kroos është tashmë një prej lojtarëve më të suksesshëm gjermanë të të gjitha kohërave.
Lojtarët Gjermanë me më shumë trofe të Champions League
Toni Kroos 3
Franz Roth 3
Georg Schwarzenbeck 3
Gerd Müller 3
Franz Beckenbauer 3
Sepp Maier 3
Uli Hoeneß 3
Hans-Josef Kapellmann 3
Horst Blankenburg 3
Bodo Illgner 2
Bernd Förster 2
Karl-Heinz Rummenigge 2
Klaus Wunder 2