Borussia Dortmund

Dortmund kërkon talentin e Atalantës, por çmimi është për të vënë duart në kokë

Borussia Dortmund vazhdon të “gjuajë” talente. “Gazzamerkato” raporton se klubi gjerman është vënë në gjurmët e Musa Barrow, sulmuesit 19-vjeçar të Atalanta-s.

Futbollisti nga Gambia iu bashkua ekipit të parë të Atalanta-s në dhjetor të 2017-ës.

Shënoi 23 gola në 18 ndeshje në kampionatin e të rinjve gjatë pjesës së parë të sezonit dhe më pas debutoi në Serinë A, duke gjetur golin e parë në muajin prill. Barrow ka shënuar vetëm dy gola në Serinë A, të fundit kundër Genoa-s, të dielën e shkuar.

19-vjeçari realizoi golin e parë që i hapi rrugën fitores 3-1 të Atalanta-s dhe gjeti pikërisht ditën e duhur, sepse siç raporton “Gazzamercato”, në sfidën kundër Genoa-s, sulmuesi i Atalanta-s u vëzhgua nga skautët e Borussia Dortmund.

Barrow ka kontratë deri në vitin 2020 me Atalanta-n dhe klubi italian kërkon 30 milionë euro për kartonin e tij.

Megjithatë, duket një çmim i ekzagjeruar për një futbollist që përtej talentit të padiskutuar, ka vetëm pak muaj në futbollin e të rriturve.

Por, Borussia Dortmund do të ketë konkurrencën e Chelsea, sepse edhe klubi anglez kërkon shërbimet e sulmuesit nga Gambia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close