Bayern MunichBundesliga

E largoi pas Championsit, Bayern kërkon ish-mesfushorin e akademisë

Bayern Munchen hidhet në sulm për të marrë mesfushorin Emre Can. Futbollisti gjerman me origjinë turke aktivizohet te Liverpool, por prej disa javësh është i dëmtuar dhe nuk ka mundur të zbresë në fushë.

Paraqijtet pozitive gjatë këtij sezoni ka bërë që Bayern Munchen të mendojë rikthimin e Can në skuadër. Kujtojmë se bavarezët e kishin në gjirin e tyre 24-vjeçarin, por e larguan në fund të sezonit 2012-2013, direkt pas fitimit të Champions League.

Can shkoi te Leverkusen dhe më pas te Liverpool. Me Klopp në stol ka shkëlqyer dhe ka fituar një vend në kombëtaren e Gjermanisë.

Emre Can ka qenë pjesë e akademisë së Bayern Munchen, por konkurrenca në skuadër pas ardhjes së Pep Guardiolës bëri që 24-vjeçari të largohej nga “rekordmenët”.

Për shërbimet e Emre Can është në garë edhe Juventus. Tashmë pritet të shihet nëse Bayern do të këmbëngulë për mesfushorin potent, sepse nëse kjo gjë ndodh, përfundimi dihet: Can rikthehet në Mynih.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close