Bayern Munich

E “dëmtoi” Heynckes, Bayern U-19 humb titullin në javën e fundit

Bayern Munchen U-19 ka humbur kampionatin në ndeshjen e fundit.

Një pasdite e hidhur ka rezultuar ajo e djeshmja për bavarezët e vegjël.

Bayern Munchen ka humbur 3-0 kundër Augsburg duke humbur mundësinë për të fituar titullin. Bavarezëve i mjaftonte një pikë për të arritur qëllimin e tyre.

Por të besuarit e trajnerit Sebastian Hoenes nuk ia kanë dalë.


Në këtë humbje mund të ketë ndikuar sadopak edhe vendimi i trajnerit të ekipit të parë, Heynckes, i cili kishte grumbulluar për ndeshjen ndaj Koln, kapitenin e Bayern Munchen U-19, Lukas Mai, futbollist kyç për bavarezët e vegjël. Nuk është se Mai mund të bënte çudira, por edhe kjo mungesë e ka dëmtuar deri diku ekipin e Bayern Munchen U-19.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close