Bundesliga

Ngjitet një tjetër ekip i Bavarisë, rikthehet derbi me Bayernin pas 4 vitesh

Nurnberg ngjitet në Bundesligën 1. Skuadra nga Bavaria fitoi sot 2-0 kundër Sandhausen në transfertë, në takimin e javës së parafundit të Bundesligës 2.

Behrens dhe Leibold ishin autorët e golave për Nurnberg, duke mbajtur ekipin nga Bavaria në vendin e parë me 60 pikë, kur duhet edhe një javë nga fundi i sezonit. Kjo është hera e 8-të që Nurnberg ngjitet në Bundesligën 1.


Pas 4 vitesh në Bundesligën 2, Nurnberg ngjitet në elitën e futbollit gjerman duke rikthyer edhe derbin me Bayern Munchen.

Së bashku me Nurnberg u ngjit edhe Dusseldorf, pasi të dyja janë në kuotën e 60 pikëve, 7 pikë më shumë se Kiel, që do të luajë play-out me skuadrën që do të renditet në vendin e tretë nga fundi në Bundesligën 1.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close