Bundesliga

PERLË! Tifozi i Hamburger motivon Koln: Mund Wolfsburgun, ofroj 1500 litra birrë

Kemi dëgjuar shpesh për premiot që një skuadër jep për një ekip tjetër në mënyrë që ta motivojë për të luajtur ndaj rivalit të saj.

Kemi dëgjuar se paguhen premio monetare dhe nuk ka asgjë të keqe në këtë pjesë, madje në disa kampionate në Europë bëhen hapur!

Por nga Gjermania vjen një rast unikal, sepse një tifoz i Hamburger ka premtuar jo pak, por 1500 litra birrë për Koln dhe tifozët e tij nëse fiton ndaj Wolfsburg.

Hamburger ndodhet në vendin e parafundit në renditje, me 2 pikë më pak se Wolfsburg që ndodhet në vendin e tretë nga fundi në Bundesligë.

Në javën e fundit në kampionat, Hamburger do të presë M’Gladbah dhe do të tentojë të fitojë për të evituar rënien në Bundesligën 2.


Por kjo gjë nuk do të mjaftojë nëse Wolfsburg do të marrë të paktën 1 pikë në takimin e vet kundër Koln.

Që Hamburger të shpëtojë, duhet që të fitojë ndeshjen e vet kundër M’Gladbah dhe që Koln të mundë Wolfsburgun.

Për të motivuar ekipin e Koln që tashmë ka rënë në Bundesligën 2, ka menduar një tifoz i Hamburger, Andreas Kloss(47 vjeç).

Ai ka shkruar në profilin e tij në Twitter: “1000-1500 litra birrë për ty Koln dhe për tifozët e tu, për një fitore kundër Wolfsburg”.

Një “premio” e veçantë nga tifozi i Hamburger për fitoren e Koln ndaj Wolfsburg. Në fakt nuk ka asgjë të gabuar që të motivosh një ekip për të fituar ndaj një skuadre tjetër, por në Gjermani kanë gjetur pikërisht shpërblimin e duhur, disa gota (shumë të mëdha) birre!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close