Kombëtarja

Gati t’i marrë Emre Can, Klopp i rrëmben Juventusit një tjetër gjerman

Prej disa muajsh, Juventus është duke kërkuar Emre Can nga Liverpool.

“Gazzetta dello Sport” raporton se tashmë është arritur një akord mes klubit italian dhe mesfushorit gjerman.

Liverpool është vendosur në kërkim të zëvendësuesit të Can. Sipas “The Sun”, ai mund të vijë pikërisht nga Juventus.

“Të kuqtë” po vëzhgojnë situatën e Sami Khediras. Mesfushori i Juventusit deklaroi pak ditë më parë në një intervistë për “BILD” se nuk e përjashton transferimin në Premier League.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, pas largimit të mundshëm të Emre Can do të ketë nevojë padyshim për një tjetër futbollist potent në mesfushë dhe 31-vjeçari i Juventusit është një alternativë bindëse.

Por, para se të ndodhë ky shkëmbim i mundshëm, të dy futbollistët, si Can dhe Khedira kanë një objektiv të përbashkët: Të fitojnë Botërorin në Rusi me Gjermaninë!/Vipsport.al/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close