Bayern Munich

Flet Rummenigge dhe i jep fund “telenovelës” për Lewandowskin

Karl-Heinz Rummenigge ka hedhur poshtë hipotezën e një “krisjeje” mes Bayern Munchen dhe sulmuesit Robert Lewandowski.

“Nuk ka arsye për t’u shqetësuar për Lewandowskin”, tha fillimisht Rummenigge, duke vijuar shpjegimin: “Jam i lumtur që kemi një kontratë afatgjatë me të. Lewandowski do të luajë sezonin e ardhshëm me Bayern Munchen. Ai ka një kontratë deri në vitin 2021”.

Gjatë ndeshjes kundër Koln, fundjavën që kaloi, sulmuesi polak u bë protagonist i një skene të shëmtuar, kur pasi u zëvendësua nga Wagner, ai refuzoi t’i jepte dorën trajnerit Jupp Heynckes. Gjithashtu, pas dy sfidave kundër Real Madrid për gjysmëfinalet e Champions League, Lewandowski mori kritika të shumta nga specialistë të futbollit në Gjermani.

“Të mos e ekzagjerojmë. Ai është një ndër sulmuesit më të mirë në botë. Jam demokrat i madh, të gjithë mund të shprehin mendimet e tyre, për çdo gjë”, tha Rummenigge.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Check Also

Close
Close