Bundesliga

Zyrtare/ Ish-talenti i Bayern Munchen firmos për Leverkusen

Mitchell Weiser është afrimi i parë i Bayer Leverkusen për merkaton e verës. Lajmi raportohet nga të gjitha mediat gjermane.

Edhe pse merkatoja e verës ende nuk është hapur zyrtarisht, Weiser ka rënë dakord për transferimi te Leverkusen.

Ai do të firmosë një kontratë deri në vitin 2023.

Weiser ka qenë pjesë e Bayern Munchen nga viti 2012 deri në vitin 2015 (në 2013-ën u huazua te Kaiserslautern).

Në vitin 2015 ai u largua për te Hertha Berlin, ku gjatë tre viteve të fundit ka qenë titullar fiks dhe ka tërhequr vëmendjen e Leverkusen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close