Borussia Dortmund

Dortmund bën “pazar” te Klopp, kërkon portierin e Liverpool

Borussia Dortmund ka nisur punën për sezonin e ri, teksa prej disa ditësh, mediat në Gjermani kanë përmendur shumë emra futbollistësh që kërkohen nga verdhezinjtë.

Një ndër ta është edhe Simon Mignolet. Portieri i Liverpool nuk po gjen hapësira, pasi në formacion, Klopp preferon Loris Karius.


Vlera e kartonit të Mignolet arrin deri në 12 milionë euro, ndërsa televizioni belg “RTBF” raporton se Dortmund po ndjek me interes situatën e portierit.

Dortmund ka në përbërje dy portierë, Roman Bürki dhe Marvin Hitz, ish-potierin e Augsburg që erdhi me parametër zero./TGJ/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close