Bundesliga

Perlat e sezonit, batutat më gallatë në Bundesligë për këtë vit

Sot Bundesliga do të luajë javën e fundit për këtë sezon. Kanë mbetur edhe disa verdikte për t’u përcaktuar, si përshembull, cila skuadër do të bjerë direkt në Bundesligën 2, Wolfsburg apo Hamburger, por edhe dilema për Champions: Dortmund, Hoffenheim apo Leverkusen?

Por, një gjë është e qartë, thëniet e këtij sezoni në Bundesligë janë të përsosura.

Më poshtë keni 10 përgjigjet më të bukura nga personazhet e Bundesligës gjatë këtij sezoni.

1-“Është bërë budalla. Por sigurisht, ka bërë një sezon fantastik”, Muller pas autogolit të Sule kundër Koln, i treti autogol i mbrojtësit të Bayern Munchen gjatë këtij sezoni në kampionat.

2-“Nuk ndjej asgjë. Por, në këtë moment çdo gjë ka aromë të mirë”, trajneri i Stuttgart, Korkut, pas pyetjes nëse e nuhaste arritjen në Europa League.

3-“Ishte si Messi, Lionel Ito”, lojtari i Hamburger, Van Drongelen për shokun e skuadrës, Tatsuya Ito.

4-“Nuk e ekzagjerova. Përdora vetëm një fjalë të pistë”, trajneri i Freiburgut, Streich, për pyetjen se përse u dërgua në tribunë nga gjyqtari.

5-“Sot goditi me këmbën e majtë, të cilën zakonisht e ka për të ecur”, Heynckes pas golit të dytë të Muller në kampionat.

6-“Sërish? Ok, s’ka rëndësi. E urrej!”, sulmuesi i Leverkusen, Bailey pas përdorimit të “VAR” në një ndeshje në kampionat.

7-“Nëse fiton, je sexy. Duam të jemi sexy edhe për ca kohë”, drejtori sportiv i Mainz, Schroder pas fitores kundër Hamburger.

8-“Ata nuk janë këtu sepse janë të bukur, apo sepse kanë gratë të bukura”, trajneri i Hoffenheim, Nagelsmann, pas pyetjes për cilësinë e lojtarëve të rinj që aktivizoi në një ndeshje.

9-“Ai duket si 50 vjeç, por luan si 28”, Martinez i Bayernit për portierin zëvendësues Tom Starke, i cili festoi rikthimin e tij në moshën 36 vjeç në Frankfurt.

10-“Ne nuk duhet të lejojmë që pema të digjet, por duhet ta dekorojmë ngadalë”, Arnold i Wolfsburgut për situatën në skuadër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close