Borussia DortmundTop Lajme

Weidenfeller për largimin e Dembele te Barça: Nuk mori as këpucët e tij

Roman Weidenfeller është pjesë e Borussia Dortmund që prej vitit 2002.

Portieri 37-vjeçar është ndër të paktët futbollistë që i ka qëndruar besnik skuadrës verdhezi. Në fund të këtij sezoni do të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Nuk është për t’u habitur fakti që një “veteran” si Weidenfeller të mos ketë simpati për ata lojtarë që janë treguar “të pabesë” me Dortmundin.

Kjo ndodhi verën e vitit 2017 me Ousmane Dembele.

Pas vetëm 1 sezoni me Dortmund, 20-vjeçari francez vendosi të largohej te Barcelona. Meqenëse drejtuesit e Dortmund ishin kundër largimit të tij, Dembele nuk u paraqit më në stëvitje me verdhezinjtë.

Si fillim, klubi gjerman pezulloi sulmuesin francez, më pas e shiti te Barcelona për 115 milionë euro.

Weidenfeller, në një intervistë për “ESPN” flet për herë të parë për çështjen Dembele, duke treguar zero mirëkuptim për ish-shokun e skuadrës. “Nuk është kjo mënyra e duhur për t’u larguar nga një skuadër. Provoi të shkaktonte trazira në klub. Futbolli është një sport kolektiv, nuk është si tenisi. Dembele nuk mori as këpucët e tij kur u largua. Kjo është qesharake.

Duhet të gjente një zgjidhje që të ishte e drejtë për të gjitha palët.

Në moshën 19-vjeçare, Dembele pati mundësinë për të bërë emër te Borussia Dortmund. Këtu u bë një futbollist që më pas e dëshironte edhe Barcelona. Por, në vend që t’i ishte mirënjohës klubit, ai u largua me probleme, bëri grevë dhe nuk përshëndeti as shokët e skuadrës. Kjo është një mënyrë e keqe për t’u larguar”, përfundoi portieri i Dortmund, Roman Weidenfeller./TGJ/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close