Bundesliga

Asnjë brazilian i Bundesligës në Botëror, Naldo: Të paktën të ishte Rafinha

Naldo nuk e kapërcen dot faktin se asnjë futbollist brazilian që luan në Bundesligë, nuk ka marrë festë nga Brazili për në Botërorin “Rusi 2018”.

“Është shumë zhgënjyes fakti që asnjë lojtar brazilian që luan në Bundesligë nuk është thirrur në kombëtaren e Brazilit për në Botëror.

Këtu nuk flas vetëm për veten, por për shembull për Rafinha-n. Ka shumë vite që luan te Bayern Munchen, pikërisht në një ndër klubet më të mira të Europës”, tha mbrojtësi i Schalke 04, Naldo për portalin “Sportbuzzer”.

35-vjeçari brazilian me një karrierë të pasur në Bundesligë vazhdon më tej idenë e tij: “Ndoshta tek unë ndikon mosha, edhe pse ajo që ka rëndësi është forca e një lojtari për t’u grumbulluar në kombëtare. Ndoshta Brazili e shikon shumë pak Bundesligën”./TGJ/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close