Bundesliga

Hamburger ra nga kategoria, Van der Vaart fjalë prekëse dhe motivuese për ish-skuadrën e tij

Hamburger pësoi dje dramën më të madhe që nga formimi si klub futbolli.

Ekipi që nuk kishte rënë asnjëherë në Bundesligën 2, e provoi këtë “shije” pas një sezoni katastrofë.

Fitoi me M’Gladbah, por nuk mjaftoi, sepse edhe Wolfsburg mposhti Koln.

Pas lajmit për rënien e Hamburger në Bundesligën 2, ish-kapiteni i kësaj skuadre, Rafael van der Vaart u shpreh: “Më dhemb shumë. Pas 54 vitesh…Një ditë e trishtë për të gjithë ata që dashurojnë këto ngjyra. Por, jam i sigurt se Hamburger do të kthehet shpejt aty ku e ka vendin”, tha Rafael van der Vaart.

Ndërsa kapiteni aktual i Hamburger, Gotoku Sakai shprehu besnikëri edhe pse ekipi ra në Bundesligën 2: “Është e vështirë të gjesh fjalët. Është një ditë e trishtë për ne. Kam vendosur të qëndroj dhe të luaj për Hamburger edhe në sezonin e ardhshëm”, tha kapiteni i Hamburger, Gotoku Sakai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close