Borussia Dortmund

Watzke: Dortmund nuk e konkurron më Bayernin…për faj të Bayernit

Bosi i Borussia Dortmund, Hans-Joachim Watzke nuk i sheh më verdhezinjtë si konkurrentë të Bayern Munchen. Sipas tij, arsyet janë fillimisht te mundësitë financiare.

“Karizmi ynë si klub dhe si markë është ende shumë i lartë. Por kjo nuk do të thotë që ne mund të kalojmë përsëri Bayern Munchen në të ardhmen e afërt”, tha Hans-Joachim Watzke për “Süddeutsche Zeitung”.

Watzke vijon arsyetimin e tij me një shembull të thjeshtë: “Në vitin 2011 dhe 2012, kur lamë pas Bayern-in për herë të fundit, kemi pasur rreth 40 milionë euro shpenzime për rrogat e lojtarëve, ndërsa bavarezët rreth 80 milionë, pra dy herë më shumë. Sot Bayern ka dy herë më shumë sërish. Tani kemi 110 milionë euro shpenzime për rrogat e lojtarëve, ndërsa bavarezët 220. Diferenca atëhere ishte 40 milionë, sot 110 milionë, çka flet qartë”, deklaroi shefi i Borussia Dortmund.


Watzke kritikon edhe blerjet e Bayern-it nga Dortmund-i. “Edhe nëse arrijmë të nxjerrim dy ose tre lojtarë të mirë, me të cilët do t’i vendosim në rrezik, atëherë bavarezët mund t’i blejnë shpejt me burimet e tyre financiare. Me largimin e Lewandowski-t, Hummels dhe Götze në Mynih, ne u dobësuam ndjeshëm”, tha 58-vjeçari.

Sipas Watzke, Juventusi në Itali, PSG në Francë dhe Bayern në Gjermani kanë dobësuar gjithmonë konkurrentët e tyre në kampionatet respektive./TGJ/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close