Bundesliga

Leverkusen me pushime pas fundit të kampionatit, por jo binjakët Bender

Leverkusen pas përfundimit të sezonit në Bundesliga 1 ka marrë pushimet.

Por, një gjë e tillë nuk mund të thuhet për kapitenin Lars Bender (29 vjeç) dhe vëllanë e tij binjak, Sven. Të dy futbollistët e Bayer Leverkusen kanë qenë dje në qendrën stërvitore të skuadrës duke kryer ushtrime individuale.


Një gjest i lartë profesionalizmi nga ana e binjakëve të Leverkusen.

Për “BILD”, ata komentuan edhe sezonin e Leverkusen në Bundesliga 1, ndonëse nuk arriti të merrte dot pjesë në Champions League.

“Është zhgënjyese dhe e hidhur. Kemi bërë një fund sezoni pozitiv. Por, të jemi të sinqertë, duhet të kishim bërë edhe më mirë për të grumbulluar më tepër pikë”, tha kapiteni Lars Bender.

Sven shtoi: “Kemi luajtur një sezon në tërësi pozitiv. Kishim shanset për të marrë më shumë se kaq. Megjithatë, është pozitiv fakti që do të marrim pjesë në Europa League”./TGJ/

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close