Bundesliga

Prapaskena/ Refuzoi 30 milionë për Kramaric, Hoffenheim di të bëjë biznes dhe…histori

Për dy vite e gjysmë, Andrej Kramaric ka “marrë përdore” Hoffenheim, pasi sulmuesi kroat ka shënuar 33 gola dhe ka dhënë 20 asist brenda kësaj periudhe kohe.

Gjatë merkatos së janarit të këtij viti, 26-vjeçari mund të largohej nga Hoffenheim. Këtë gjë e zbulon menaxheri i klubit, Alexander Rosen, i cili në një intervistë për mediat gjermane u shpreh: “Morëm një ofertë prej 30 milionë euro nga një klub italian. Por, vendosëm të mos e shisnim sulmuesin Kramaric”.

Hoffenheim humbi Sandro Wagner në merkaton e janarit, sulmuesi 30-vjeçar që shkoi te Bayern Munchen për 12 milionë euro.

Shitja e Kramaric do të linte ekipin pa një “bomber” të mirëfilltë dhe ky nuk ishte një opsion për klubin që synonte të hynte në Champions League.

Në fund, rezultoi një vendim i zgjuar, sepse Kramaric ishte vendimtar me golat e tij duke i siguruar vendin e tretë në renditje ekipit të Hoffenheim dhe automatikisht pjesëmarrjen në Champions League.

Kjo do të jetë hera e parë për Hoffenheim që do të marrë pjesë në grupet e Champions League, duke hapur një faqe të re për historinë e klubit gjerman.

Me hyrjen në Champions, Hoffenheim siguron automatikisht 20 milionë euro, pagesë standarde për ekipet që marrin pjesë në grupet e këtij kompeticioni.

Pra, shitja e Wagner dhe hyrja në Champions shtojnë buxhetin e Hoffenheim me 32 milionë euro, plus faktin që kroati Kramaric qëndroi në ekip dhe vlera e tij mund të rritet më tepër se 30 milionë euro, pas Botërorit apo pas paraqitjeve në Champions League sezonin e ardhshëm./TGJ/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close