Bayern Munich

Bayern bën “pazar” te Liverpool, kërkon super sulmuesin e talentuar

Bayern Munchen hidhet në sulm për Rhian Brewster. Roli i tij është sulmues, është 18-vjeç dhe është pjesë e akademisë së Liverpool.

Në 2017, sulmuesi anglez shënoi 7 gola në Botërorin U-17 duke i dhënë trofeun Anglisë.

Interes për Brewster kanë shprehur edhe Borussia M’Gladbah dhe Leipzig, por Bayern është favorit në këtë betejë merkatoje me dy skuadrat e tjera të Bundesligës.

Por, ka një problem dhe ai quhet Liverpool.


Jurgen Klopp nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e talentit anglez dhe ka gati rinovimin me Brewster. Në rast se palët bien dakord për zgjatjen e kontratës me 1 vit, sulmuesi 18-vjeçar nuk do të ketë as shansin për të biseduar me klubet jashtë Premier League. Pra gjithçka varet nga Klopp dhe këmbëngulja e tij për të mbajtur sulmuesin anglez edhe për 1 vit./TGJ/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close