Kombëtarja

I tha ‘je më i mirë se Messi’, Low pendohet për Gotze-n

E mbani mend frazën e famshme që Low i tha Mario Gotze-s para se të hynte në fushë në finalen e Botërorit kundër Argjentinës?


“Tregoji botës që je më i mirë se Messi”, iu drejtua trajneri i Gjermanisë, sulmuesit që më pas shënoi golin vendimtar duke i dhënë trofeun e Botërorit “panzerave”.

Epo, Low është penduar që e ka bërë publik këtë diskutim mes tij dhe Gotze-s.

“Ajo frazë ishte një ide spontane, e momentit. Nuk e di nëse bëra mirë që e zbulova se çfarë i thashë Mario-s.

Në atë moment nuk mendova se çfarë të ndodhte në vijim. Kam bërë gabim që i bëra publike fjalët që i thashë Gotze-s para se të hynte në fushë në finalen e Botërorit.

Kjo pasi, nuk e ndihmoi Mario-n në muajt pasardhës. Ishte i ‘rrethuar’ nga kjo frazë. Nëse një lojtar shënon golin vendimtar në finale Botërori dhe është në një moshë të re, mund të ketë peshë në të ardhmen. Ky sezon nuk ishte i Mario Gotze-s”, tha trajneri i Gjermanisë, Low./TGJ/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close