Bundesliga

Zyrtare/ Mesfushori i Tottenham kalon te Borussia M’Gladbah

Borussia M’Gladbah ka siguruar “goditjen” e parë në merkato. Bëhet fjalë për Keanan Bennetts. Mesfushori 19-vjeçar ka kaluar nga Tottenham te M’Gladbah.

Luan në krahun e majtë dhe konsiderohet si një futbollist me të ardhme. Bennetts ka dy pasaporta, atë angleze dhe gjermane.


19-vjeçari ka firmosur një kontratë deri në vitin 2022 me M’Gladbah.

“Kemi besim te Bennetts. Pritet shumë prej tij në Bundesliga 1. Jemi të lumtur që ai ka vendosur të transferohet te skuadra jonë”, tha Drejtori Sportiv i Borussia M’Gladbah, Max Eberl./TGJ/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close