Bayern Munich

Bayern dhe Real “duel” për sulmuesin e Leverkusen, 60 milionë euro në tavolinë

Bayern Munich ka bërë një ofertë prej 60 milionë euro për shërbimet e Leon Bailey, lojtarit të Bayer Leverkusen Kështu raporton ESPN. Ndërkohë që kampionët e Bundesligës janë të etur të nënshkruajnë me këtë futbollist, klubi i tij aktual po përballet me oferta të tjera që shkojnë deri në 100 milionë euro, ndaj mendon ta shesë më pas te Real Madridi.

Chelsea, gjithashtu, po e mban një sy nga ky emër. Finalistët e Ligës së Kampioneve kanë udhëzuar agjentin portugez Jose Mendes për të eksploruar mundësinë e joshjes së mesfushorit-sulmues. Bayern beson se Bailey favorizohet nga një lëvizje drejt “Allianz Arena” para kryeqytetit spanjoll, por do të duhet të ofrojë ofertën e konsiderueshme, për të përmbushur kërkesat e Leverkusenit.


Shumë klube të Premier League e kanë ndjekur nga afër progresin e ndërkombëtarit të të rinjve të Xhamajkës, por që nga sot, bavarezët janë klubi i vetëm që kanë bërë një ofertë konkrete.

Bailey, një blerje prej 13.5 milionë eurosh nga KRC Genk i Belgjikës në janar 2017, është shfaqur si një nga yjet e Bundesligës në sezonin e tij të parë të plotë, duke kontribuar me nëntë gola dhe gjashtë asiste për Leverkusen, në Bundesligë./telesport/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Close